Mediat në Itali janë përqendruar te transferimet e fundit të skuadrës së Milanit. Sipas agjencisë së lajmeve “Calciomercato.com” skuadra e drejtuar nga Montella ka arritur marrëveshjen me lojtarin e Genoas, Lucas Ocampos por e vetmja përgjigje që pritet është ajo e Marseille e cila zotëron kartonin e lojtarit.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat përtej Adriatikut, Ocampos është gati për të kryer testet mjekësore me klubin e ri.

Milani ka ofruar 500 mijë euro për huazimin e tij deri në fund të këtij sezonit. Pritet që nga momenti në moment të vijë zyrtarizimi nga dy klubet në fjalë.

Image

Artikulli paraprakZyrtare: Trepça 89 përforcohet nga rivali lokal, vjen Hasan Hyseni
Artikulli tjetërSupertransferi i Romës vjen nga Lyon