Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino është në telashe të mëdha me policinë britanike pasi është arrestuar para ndeshjes me Stoke Cityn e cila luhet nesër.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve ‘Goal.com’, Roberto Firmino është arrestuar nga policia britanike në orët e para të Krishtlindjes për shkak se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

“Roberto Firminodo do të dalë në Gjykatën e Liverpoolit më 31 janar”, thuhet në njoftimin e policisë britanike.

Ky është një problem i madh për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili më 31 janar do të përballet kundër kryesuesve të Chelseas.

Image

Artikulli paraprakTrepça 89′ me fazë përgatitore të stilit evropian [FOTO]
Artikulli tjetërNga fantazma Leonel Vangioni te Donnarumma: Më të mirët dhe më të këqijtë e 2016-ës te Milan