Zinedine Zidane ka një dileme të madhe në lidhje me zgjedhjen e sulmit në finalen e Kievit. Tekniku francez ndodhet i dyzuar se kush do të jetë i duhuri kundër Liverpool, Benzema apo uellsiani Gareth Bale.
Të dhënat tregojnë se zgjedhja do të jetë e vështirë, por në fund vetëm njëri do të ketë shansin të debutojë që në minutat e para të ndeshjes. Në katër ndeshjet e fundit, Gareth Bale ka shënuar pesë gola, ndërsa francezi, Karim Benzema ka shënuar katër gola në pesë ndeshje.
Natyrisht kjo mbetet dilema kryesore e teknikut Zinedine Zidane. Finalja do të luhet këtë të shtunë dhe ndeshja do të nisë në orën 20: 45 minuta.
Statistikat për të dy lojtarët: