Fundjava e fundit përpara pushimeve verore për Formulën 1 ka nisur me shenjën e Nico Rosberg. Në fakt, piloti i Mercedesit kërkon replikën nga Çmimi i Madh i shtëpisë së tij.

Sesioni i parë i provave të lira për Çmimin e Madh të Gjermanisë që mbahet në pistën e Hockenheim është fituar pikërisht nga Rosberg me kohën 1.15.517. Me 3 të dhjetat më ngadalë ishte koha e Hamilton, që pas fundjavës së shkuar ka marrë edhe kryesimin e kampionatit botëror.

Paraqitje të mirë në këtë sesion të parë bënë edhe 2 pilotët e Ferrarit, me Vettel që vendosi kohën e tretë më të mirë, edhe pse më shumë se një sekondë se Rosberg. Raikkonen u rendit në vendin e katërt.

Makinat Red Bull plotësuan renditjen me Verstappen në vendin e pestë dhe Ricciardo që u rendit në vendin e gjashtë.

Artikulli paraprakFormula 1, Rosberg niset i pari në Çmimin e Hungarisë
Artikulli tjetërKosova e mposhti Shqipërinë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B