Formula 1 rikthehet sërish nën shenjën e Mercedes. Në provat e para të lira për Çmimin e Madh të Belgjikës, në shtegun Spa-Francochamps, gjermani Nico Rosberg vendosi kohën më të mirë prej 1.48.348.
Lideri i kampionatit botëror Lewis Hamilton qëndroi pas gjermanit, me më shumë 7 të dhjetat. Raikkonen vazhdon të prodhojë kohë të mira në shtegun e Belgjikës dhe në sesionin e parë vendosi kohën e tretë më të mirë, me vetëm 60 të mijëtat mëngadalë se Hamilton.
Meksikani Sergio Perez u trendit i katërti me njëvendëshen e tij Force India. ndërkohë Sebastian Vettel la pas dy makinat Red Bull.