Xhiroja e tretë i Champions League është luajtur dhe  shpallet ekipi më i mirë i javës.

Në bazë të asaj që lojtarët treguan performansat e tyre gjatë dy netëve të kaluara, formacion 4-3-3 ishte ideal, dhe këta janë futbollistët më të mirë të kësaj xhiroje në bazë të pozicioneve, përcjell Korneri.net

Ekipi përfshin portierin e Dinamo Kievit Nesceret, i cili u veçua me pritjet e pabesueshme të Messit. Mbrojtësi i majtë është Hernandez i Bayern, ndërsa i djathti ai i Basaksehir, Rafael. Qendëmbrojtësit ishin Boateng i Bayern dhe Acerbi i Lazios. Në mesfushë, së bashku me Rakitic i Sevilla, është një tjetër anëtar i Bayern, Kimmich si dhe Corona nga Porto.

Në kulmin e sulmit është Plea nga Borussia Mönchengladbach, i cili është gjithashtu lojtari më i mirë i kësaj xhiroje pasi ai shënoi  hat-trick në fitoren 0-6 ndaj Shakhtar, duke shtuar gjithashtu  një asist. Në të majtë të tij është Jota i Liverpool i cili shënoi tre gola ndaj Atalantas, dhe në të djathtë të tij Haaland i Borussia Dortmund. Ai shënoi dy gola në portën e Club Brugge. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here