Ende nuk është zyrtare, por 90% formacioni zyrtarë i përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e sontme kundër Turqisë do të jetë ky.
Sistemi 4-2-3-1: Në portë Ujkani, mbrojtësit e krahut Përdedaj, Paqarada, ndërsa mbrojtësit qëndror do të jenë Pnishi dhe Rrahmani.
Balansues apo dy mesfushorët që do të luajnë para mbrojtjes do të jenë V.Berisha dhe Alushi kurse mesfushorët më të avansuar Zeneli, Shala dhe Rashica, kurse sulmuesi i vetëm do të jetë Muriqi.