Fakti është se në Kupën e Botës shkojnë ekipet më të mira dhe lojtarët më të mirë në botë. Ky është një vlerësim i dyfishtë, sepse jo të gjithë lojtarët e mëdhenj kanë pasur mundësinë për të qenë në një kombëtare të nivelit të parë. Jo të gjitha skuadrat e mëdha janë gjithmonë të kualifikuara, shiko Italinë, as lojtarët më të talentuar nuk shkojnë dot në këtë ngjarje të madhe të verës, çdo katër vjet. Edhe në Rusi nuk do të jenë disa nga lojtarët më të mirë. Do të ketë shumë yje të munguara.

Mjaftueshëm për të formuar njëmbëdhjetëshin, që mund të konkurrojë në mënyrë të përkryer për titullin e kampionit të botës. Spanjollja “MARCA” e propozon një top-formacion të tillë, por, vlen të përmendet, nuk përfshihet dot në të të gjithë. Mund të mendojmë për një numër të vogël emrash, si Aurieri, Pulisici, Mahrez, Dzeko, Hamsik, Pjanic, Insigne… dhe kështu mund të vazhdojmë.

PORTA: Buffon / Oblak
Vështirë, nëse jo e pamundur, të zgjedhësh për një. E kaluara dhe e tashmja e bukur kundër të ardhmes dhe kontrastit të realitetit “mes shtyllash”. Udhëheqja e Buffon dhe soliditeti i Oblak nuk do të jenë në Rusi. Slloveni befason më pak nga entiteti i kombëtares së tij. Italiani dhe lotët e tij, lamtumira e trishtuar, tashmë është pjesë e historisë së Kupës Botërore, që ende nuk është kontestuar.

MBROJTJA: Alaba-Bonucci-Chiellini
Lojtari i Bayern Munich është një mungesë klasike e një evenimenti të tillë të madh. Austria nuk tregon shumë për garat e mëdha dhe Alaba është ende në nivelin më të mirë. Futbollisti i Bayern Munich ende nuk e di se çfarë do të thotë të luash një Kupë Bote. Bonucci dhe Chiellini, dy nga mbrojtësit më të mirë në botë, janë viktima të katastrofës italiane.

MESFUSHA: Mkhitaryan-Verratti-Vidal-Bale
Këtu opsionet ishin të shumëfishta. Ne zgjodhëm për Mkhitaryan në të djathtë, për rolin e tij të rëndësishëm në një Manchester United në rritje dhe nevojën për të mbuluar atë krah të djathtë. Verratti, një nga lojtarët më me tru në këtë repart, nuk do të jetë në Rusi, pranë zemrës dhe grintës së Arturo Vidal, një tjetër mungesë e befasishme e Kupës së Botës së ardhshme. Në anën e majtë, një Gareth Bale, që edhe lëndimet nuk e kanë lejuar të luajë e ndihmojë Uellsin.

SULMI: Robben-Aubameyang-Alexis Sánchez
Ky “trident” mund të jetë plotësisht një prej sulmeve kryesorë të Europës. Holandezi me siguri po përballet me thirrjen e fundit për një Kupë Bote, por kriza e futbollit e portokalli e ka lënë atë pa një biletë në Rusi, ku me siguri do të kishte lënë “gjurmë” për t’u kujtuar. Aubameyang ishte më pak i prituri për t’u kualifikuar, që kur Gaboni si kombëtare nuk është një nga ekipet kryesore të kontinentit të vet. Alexis, ndërkohë, bashkohet me Vidalin dhe dështimin e Kilit, një tjetër nga zhgënjimet kryesore përpara turneut, së bashku me Holandën dhe Italinë.

Raporti: Telesport

Artikulli paraprakSi duket ka “livrit” Ventura! “Unë trajneri më i mirë italian…”
Artikulli tjetërTri ndeshje,por të jashtëzakonshme në NBA