Pas pak në Olimpico, nis finalja e madhe e Coppa Italia.
Juventus dhe Milan, dy skuadrat më të mëdha italiane luftojnë për trofeun e parë sezonal, dhe do të bëjnë çmos që ta fitojnë.
Tashmë formacionet janë zyrtare, dhe te Juventusi befason Gonzalo Higuain që është në bankën rezervë, kurse te Milan nuk ka pasur ndryshime dhe dyshime që nga formacioni i mundshëm që e dhamë gjatë ditës së sotme.
Juventus (4-3-2-1): Buffon; Cuadrado, Barzagli, Benatia, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala; Mandzukic.
Milan (4-3-3): Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Locatelli, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.