Romelu Lukaku rikthehet në “San Siro” këtë herë si kundërshtar i Interit, skuadër me të cilën ka luajtur për tre sezone dhe ka festuar suksese të shumta. Sulmuesi belg do të jetë në shënjestrën e tifozerisë zikaltër, që nuk ia ka falur tradhtinë në merkaton e verës, teksa pikërisht për këtë arsye, sfida ka marrë vëmendje maksimale…

Inter – Roma 18:00 (SuperSport 1)

Jose Mourinho ka vendosur ta hedhë në fushë nga minuta e parë Lukakun, pavarësisht presionit, duke e vendosur krah El Sharawit. Nga ana tjetër, Simone Inzaghi ka zgjedhur 11-shen e tij më të mirë, me synim marrjen e tre pikëve, që do të rikthenin Interin sërish në vendin e parë.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Man.United-Man.City
Artikulli tjetërMan.City shumë i fortë për Man.United