Atalanta sfidon Interin në ‘Gewiss Stadium’ për të vijuar ecurinë perfekte në udhëtim, ku deri tani ka fituar të gjithë takimet, duke mos pësuar asnjë gol.

Përballja me skuadrën e Gasperinit është padyshim e një shkalle të madhe vështirësie për të besuarit e Simone Inzaghit, ku për 90 minuta në fushë premtohet spektakël.

Trajneri i Interit i ka besuar formacionit të tij të preferuar tashmë, po me vetëm një ndryshim në mbrojtje, ku Bastoni i ka lënë vendin De Vrij, i cili mbrohet nga krahët nga Acerbi dhe Pavard.

Nga ana tjetër te Atalanta nuk ia del Scalvini, që është ulur në stol dhe luan nga fillimi Rafael Toloi…

Artikulli paraprakNapoli i fortë për Salernitana, kampionët në zonën Champions
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Dortmund-Bayern M.