Shqipëria do të kërkojë ta mbyllë me kokën lart fushatën eliminatore për Katar 2022 teksa në stadiumin Air Albania pret modestët e Andorrës. Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka vendosur edhe për 11-tëshen titullare që do të zbresë në fushë ndërsa italiani ka qenë i detyruar për të bërë disa ndryshime për shkak të lojtarëve të dëmtuar apo të pezulluar. Kështu, nga ndeshja e kaluar janë konfirmuar vetëm tre lojtarë dhe fjala është për Strakoshën, Hysajn dhe Uzunin.

Ndërkohë, nga minuta e parë një fanellë titullari i është besuar dy lojtarëve të Tiranës, Erjon Hoxhallari dhe Taulant Seferi, ndërkohë që në mbrojtje ka vend edhe për Dermakun e Mihaj.

Sakaq, në mesfushë Ramadani do të ketë detyrat organizuese teksa përkrah tij do të aktivizohet edhe Qazim Laçi. Nga ana tjetër, rikthehet si titullar Odise Roshi dhe Çekiçi.

Formacioni i Shqipërisë (3-5-2): Strakosha, Dermaku, Mihaj, Hoxhallari, Hysaj, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Roshi, Seferi, Uzuni

Formacioni i Moldavisë (5-4-1): Gomes, Cervos, Jimezes, Garcia, Lloveras, San Nicolas, Jordi Alaez, Pujol, Vieira, Martinez, Rosas Ubach

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here