Ndeshja e parë çerkefinale e Ligës së Kampionëve zhvillohet në martën mbrëma në Juventus Stadium ndërmjet kampionëve të Italisë dhe Spanjës, Juventus-Barcelona.
Sa i përket interesimit për këtë duel sidomos në Itali është shumë i madh pasi biletat janë shit për kohë rekorde, ndërsa edhe gazetarët nga mbarë Evropa kanë shprehur dëshirë të jenë prezent në lojë që shihet si tepër e rëndësishme për të dyja skuadrat pasi edhe mund të jenë favoritë të mëdhenjë kur të kalojnë në gjysmëfinale.

Formacionet e mundshme dhe shumë reale mund të jenë si në foto, pasi te Barcelona dihet mungesa e mesfushorit defanziv Sergio Busquets të cilin do ta zëvendësojë Javier Mascherano, kurse vendin e këtij të fundit në mbrojtje do ta zë Samuel Umtiti.
Nga ana tjetër Juventusi është komplet, dhe pritet që në krahë të mesfushës-sulmit të rikthehet kroati Mario Mandzukic, ndërsa biankonerët këtë herë do të luajnë me katër mbrojtës, apo më saktë në të djathtin me ish-anëtarin e Barcelonës, Davi Alves.

Artikulli paraprakVIDEO/ Ylli i Everton qëllohet në një klub nate
Artikulli tjetërI madhi Rizzoli referon derbin evropian