Këtë të diele Gjilani pret Dritën, në derbin e madh lokal i cili do të jetë i fundit për vitin 2017.

Rivalitet i skuadrave pritet të jet i jashtëzakonshëm si në tapetin e blertë ashtu dhe në tribuna me atmosferë të nxehtë në dhjetorin e ftohët.

Tashmë gjithçka po shkon drejt përgaditjeve të fundit për spektakël, derisa trajnerët Arbnor Morina e Bekim Isufi po mendojnë të zbresin në fushë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Bekteshi, Thaqi, Hyseni, Shaqiri, Kosumi, Haxhimusa, Aliu, Kqiku, Rusi. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Drita: Rexhepi, Gërbeshi, Limani, Leci, Kuka, Musaj, B.Shabani, Krasniqi, Livoreka, Fazliu, Xh.Shabani. Kryetrajner: Bekim Isufi.

Artikulli paraprakFormacionet e mundshme: Llapi-Trepça ‘89
Artikulli tjetërDerbin e Gjilanit e referon ky gjyqtar, lista e plotë e ndeshjeve tjera