Derbi i derbive, Milan-Juventus. Sonte në mbrëmje në ora 20.45 në San Siro fillon ndeshja numër 163 ndërmjet rivalëve më të mëdhenjë të futbollit italian dhe jo vetëm.
Sa i përket formacioneve të mundshme, te Milan nuk ka ndonjë befasi të madhe pasi do të jetë pothuajse i njëjtë si nga ndeshja e fundit kundër Chievos, kurse te Juventus ka balotazhe në mesfushë, dhe deri pak para ndeshjes nuk do të dihet se kush do të startojë.
MILAN – Donnarumma; Abate, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Locatelli, Bonaventura; Suso, Bacca, Niang.
- Skualifikuar: –
- Nuk luajnë: Bertolacci, Mati Fernandez, Montolivo, Antonelli, Calabria
JUVENTUS – Buffon; Barzagli, Bonucci, Benatia; Dani Alves/Lichtsteiner, Khedira, Hernanes/Lemina, Pjanic, Alex Sandro; Dybala, Higuain.
- Skualifikuar: –
- Nuk luajnë: Pjaca, Asamoah, Mandragora, Chiellini