Ende nuk dihet se a do të luhet ndeshja apo jo për shkak të rasteve positive me Covid-19 te Juventus, me biankonerët që edhe në këto momente janë në Torino.

Gjithsesi, është gati gjithçka që derbi i madh italian të luhet në San Siro, që do të ishte më i rëndësishmi për të dyja skuadrat deri tsh, edhe pse shumica nuk e shohin si përballjen vendimtare për titull, përcjell Korneri.net

Normalisht, për Milanon nuk do të ishte ndeshje e titullit, por në anën tjetër nëse Juventus humbë, atëherë minimalisht i ka gjasat që të luftojë për mbrojtjen e titullit, sepse do të mbetej shumë mbrapa, e sidomos në rast se edhe Inter fiton te Sampdoria.

Në të dyja anët sonte do të ketë mungesa të mëdha, disa për shkak të lëndimeve e disa të tjerë të infektuar me virus, mirëpo edhe kështu duhet të luhet dhe kërkohen pikët e plota.

Te Milan mungojnë Gabbia, Bennacer, Ibrahimovic dhe Saelemaekers të lënduar si dhe Tonali që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e kaluar ndaj Beneventos.

Te Juventus mungojnë Morata shkaku i lëndimit, kurse Alex Sandro dhe Cuadrado dolën pozitiv në Covid-19.

Përkundër kësaj të dy trajnerët kanë bërë gati formacionet e tyre, kuptohet të mundshme. Te Milan ndoshta do të jetë ky formacion pasi nuk ka shumë zgjidhje Pioli sidomos në mesfushë, ndërsa Pirlo munet eventualisht në vend të Ramsey të inkuadrojë në lojë francezin Rabiot, por pas një kohe të gjatë do të luajë me mbrojtje më të fortë, pas rikthimit të Demiral. /Korneri.net  

Artikulli paraprakLakers të pandalshëm, Clippers jo
Artikulli tjetërHQSexCams Com Review And 17 Comparable Websites Like HQSexCams