Kampionati italian është afër të pasurohet.

Para pak javësh Serie A mori ofertë prej 3 miliardë euro nga Bain dhe CVC, deri për 20% të të drejtave televizive, mirëpo duket se interesimi për futbollin italian ka rritje enorme dhe shumë shpejtë pritet të pasurohete dhe më shumë, përcjell Korneri.net

Fondi i kapitalit privat Advent International pritet të marrë përsipër një pjesë të madhe të Serie A,  i cili tashmë po vlerëson ofertat e Cvc dhe Bain Capital. Sipas disa thashethëmeve të Bloomberg, Advent është gati të bëjë një ofertë që do të vlerësonte Serie A dhe të drejtat e saj të pasura televizive rreth 13 miliardë euro. Kjo ofertë e Advent vjen disa javë pas ofertës prej 3 miliardë euro të Bain për një pjesë prej afro 25% dhe asaj të CVC, e cila është deri në 20% për 2 miliardë.

Sipas Annual Review of Football Finance 20203 të botuar nga Deloitte, Seria A është kampionati i katërt më i pasur i futbollit në Evropë, pas Anglisë, Spanjës dhe Gjermanisë, i aftë të gjenerojë rreth 2.5 miliardë nga 2018-2019, është një pjesë byreku evropian prej 28.9 miliardë. Së paku 60% e këtyre të ardhurave vijnë nga të drejtat e transmetimit, me Bain dhe CVC të interesuar për një pjesë të të drejtave televizive, por që edhe atyre do t’iu kushtojë mjaftë para.

Mbetet të shihet kur dhe si do të realizohet kjo ofertë që do ta bëjë kampionatin italian jashtëzakonisht të pasur dhe ndër më të fuqishmin në Kontinentin e vjetër. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Lecce-Milan
Artikulli tjetërThe Little-Known Secrets To Filipina Brides