Për ndeshjen e rëndësishme të Trepçës ’89 ndaj kampionit vjeshtr Llapit, për “Korneri. net”, foli edhe mesfushori ofanziv i mitrovicasve, Florent Hasani.
Ai mendon se Trepça ’89 në çdo ndeshje hynë për fitore dhe në Podujëve skuadra e tij niset për tri pikë.

“Nesër pritet të jetë një ndeshje derbi me dy skuadra cilësore. Për Llapin mendoj që ka një ekip mjaftë të mirë, dhe këtë e kanë dëshmuar edhe me paraqitje të mira dhe me pozitën e parë në tabelë, aty janë me plot meritë deri tash.
Trepça ’89 në çdo ndeshje hynë për fitore dhe kjo ndeshje ka rëndsi të veçant nga të tjerat mu për shkak të diferences së pikëve. Jemi maksimalisht të përgatitur dhe shpresoj që të fitojmë e ta zvoglojmë diferencën e pikëve me Llapin,” u shpreh Hasani, i cili në fund foli edhe për titullin e kampionit.

“Kemi potencial për titull dhe ne si kampion nuk dorëzohemi deri në fund. Kam shumë besim në këtë skuader me këta bashkëlojtarë dhe të gjithë së bashku mund ta përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, përfundoi deklaratën majtaku i frikshëm i mitrovicasve. /Korneri.net

Artikulli paraprakMë në fund edhe PSG, ka humbje në Ligue 1
Artikulli tjetërSpektakël i Besiktas në derbin e Stambollit