Gjilani sipas parashikimeve shënoi fitore 1-3 ndaj Tre Penne në kuadër të ndeshjes parakualifikuese në Europa League.
Me këtë triumph, Gjilani tashmë kalon në raundin tjetër apo kualifikues, dhe përballë do të ketë një kundërshtar të vështirë si Apoel Nocosia, ndërsa për suksesin e sontëm dhe për atë që Gjilanin e pret, për redaksinë tonë foli Ylber Kastrati, shkruan Korneri.net
“Po, është ndjenjë e vecantë ta shkruhash historinë me Sc Gjilanin. Ështe previlegj dhe njëkohësisht edhe kënaqësi, duke u bazuar tek ajo që kemi kaluar ndër vite.
Ishim më të mirë gjatë tërë ndeshjes dhe besoj se e merituam fitoren ndaj skuadrës Tre Penne. Po e shijojmë fitoren e parë me ekipin, ndrësa tash është kohë e shkurtër dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen e rradhës ndaj një kundërshtari shumë serioz”, deklaroi Kastrati.
Gjilani e luan ndeshjen nda Apoel Nicosia në Prishtinë me 27 gusht. /Korneri.net