Labinot Osmani,nnjëri ndër sulmuesit më të dalluar në futbollin Kosovar në vitet e fundit, para pak ditësh ka nënshkruar kontratë me kampionit aktual Feronikelin, dhe me përkushtimin më të madh po i zhvillon përgatitjet që sa më mirë të adaptohet dhe kuptohet me shokët e tij të ri.
Ish anëtari i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet kampioëve dhe për këtë gjë na flet ekskluzivisht për “Korneri.net”.

Pse vendose të kaloje te Feronikeli?
Vendosa sepse është një ekip i organizuar mirë, lufton për titull dhe Kupë çdo vit, dhe ka një ekip të mirë me lojtarë cilësorë.

Si të pritën te Feronikeli?
Skuadra më ka priti shumë mire dhe u jam shumë falënderues për këtë.

Cili është synimi i Feronikelit dhe a i frikësohesh konkurrencës së fortë këtu?
Pres që të luftojmë për titull dhe për Kupë deri në fund dhe t’i fitojmë të dyja trofetë.
Nuk i friksohem konkurrencës dhe askujt, por i respektoj sepse janë sulmues të deshmuar dhe mendoj që çdo njëri nga ne mundemi të perfitojmë prej njëri tjetrit, sepse konkurrenca na bënë më të fortë.

Nëse shënon gol ndaj Prishtinës, a do të festosh?
Nëse i shenoj gol Prishtinës, do t’i gëzohna golit si ndaj çdo skuadre tjetër.

labi-1

Artikulli paraprakPas 20 vitesh në Gjermani, dëbohet futbollisti kosovar
Artikulli tjetërLajmi bombastik për PSG