Legjenda franceze, Patrick Viera e mbështet Arsene Wenger dhe politikat e tij rrepta të transferimeve te Arsenal por thotë se duhen përforcime pas startit jo të mirë të Premier League. Me Topçinjtë që janë akoma në kërkim të fitores së parë, drejt Wenger ka pasur një lum me kritika nga tifozët dhe mediet për shkak të mungesës së blerjeve të reja të ekipit, që vitin e kaluar përfundoi në vend të dytë. Ai ka bërë tre transferime deri tani, Granit Xhaka, Rob Holding dhe Takuma Asano.

“Arsenal nuk po paraqitet edhe aq mirë saç duhet dhe tifozët janë mësuar të fitojnë. Por ekipi ka qenë zhgënjyes, duke humbur ndeshje që duhet t’i kishin fituar. Gjenerata ime kishte shumë lojtarë të fortë fizikisht. Në pesë vitet e fundit Arsenal ka blerë lojtarë më të lëvizshëm dhe tekinkë. Tani kur shoh Arsenal, është e vërtetë që luajnë futboll të bukur por kam ndjesinë se i mungon diçka – prezenca fizike, personaliteti, kjo është ajo që i mungon”, tha Viera.

Artikulli paraprak“Messi rikthehet në kombëtare se ka një dëshirë të madhe”
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Supertalenti i Interit pëson aksident të rëndë [FOTO]