Heroi i Kosovës sonte padyshim se ishte Valon Berisha, i cili në ndeshjen historike ndaj Finlandës shënoi golin e barazimit e cila i dha pikën e parë Kosovës në ndeshjet kualifikuese. Për Berishën tanimë është realizuar ëndra të shënoi për shtetin amë. ” Kemi pasur emocione shumë të mëdha gjatë ndeshjes. Kemi luajtur një ndeshje të mirë dhe besoj që kemi meritu fitorën, por edhe një pikë për neve është një send historik. E kam pas endër të shënoi për Kosovën, axha jim më ka thënë pash zotin që e jep gol për Kosovën dhe kam vendosur të gjuaj penalltinë. Ishta i bindur që do të shënoi gol”, përfundoi Berisha.

Artikulli paraprakMoti i keq ndërpret 1-1 ndeshjen në Loro Boriçi
Artikulli tjetërBernard Berisha nderon heronjët e Kosovës