Berat Gjimshiti, shkaktues i penalltisë së parë, po ashtu edhe doli me karton të kuq, duke e lënë Shqipërinë me një lojtar më pak që në minutën e 17 të takimit. Ai sqaron momentin dhe kontaktin me kundërshtarin, por edhe diskutimin me arbitrin e ndeshjes. Ai kundërshton kartonin e kuq dhe vendimin e gjyqtarit, ndërsa saktëson se kundërshtari ia vodhi penalltinë.

“Së pari më vjen keq që ndodhi kjo. E mendoj që nuk e ndihmova skuadrën pas daljes me karton të kuq. Më vjen keq për tifozët dhe për të gjithë”.

Gjyqtari – “Unë e pyeta pse dha faullin, penalltinë dhe karton të kuq. Më tregoi se kështu janë rregullat”.

Penallti – “Isha në vrapim me të, mendova që të mos e prekja, vetëm ta shihja çdo të bënte, por ai bëri kontakt me mua dhe u dha faulli. Ai e vodhi këtë faull”.

Artikulli paraprakTiketa e çmendur, tifozi kuqezi bëhet i pasur me humbjen e Shqipërisë
Artikulli tjetërHygerta Sako sulmon keq De Biasin