Agjenti i Muriqit hedh poshtë mundësinë e rikthimit në Turqi

“Asgjë e vërtetë”. Agjenti i reprezentusit kosovar Vedat Muriqi, për mikrofonët e Hurriyet, mohoi mundësinë që Vedadti të rikthehet në Turqi, edhe pse ka pasur zëra se atë e kërkon Galatasaray në formë huazimi, por ka pasur zëra se mund të kthehej edhe te Fenerbahce përcjell Korneri.net

“Vedat nuk ishte në gjendje të luante në fillim me Lazion për shkak të një lëndimi. Pastaj ai kishte Covid-19. Pritjet për të janë të mëdha. Thashethemet në lidhje me Galatasaray nuk janë absolutisht të vërteta. Pas një paraqitje të dobët, ai u dënua në stol, ndërsa rikthimi i tij te Frenerbahce është trilluar nga mediet turke, sepse edhe ajo nuk është e vërtetë” ishin fjalët e Haluk Canatar. /Korneri.net

Artikulli paraprakAkademia e Gjuhës në Uruguaj ka sulmuar FA! “Është padrejtësi e madhe”
Artikulli tjetërKëta janë lojtarët (mbrojtësit) që Liverpool po i kërkon