Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli rrezikon një pezullim disamujor për shkak të basteve të vendosura në platforma ilegale. Italiani ka përfunduar nën akuzë nga ana e Prokurorisë së Torinos, ndërsa vetë futbollisti e ka pranuar se merrej me bastet.

Së fundmi është menaxheri i Fagiolit, Marco Giordano që për “Repubblica”, shprehet se klienti i tij ka krijuar varësi nga bastet ndërsa shtoi se do të përpiqen që ta ndihmojnë për ta kaluar këtë periudhë të vështirë.

“Nicolo është me të vërtetë i varur pas basteve, është një problem që e ka para se të ishte pjesë e agjencisë tonë. Ne e dinim këtë, por vendosëm mos ta linim vetëm dhe ta ndihmonim. U përpoqëm shumë, e kemi ndihmuar dhe mund të them se ai është përmirësuar nga e kaluara”, u shpreh Giordano.

/Supersport.al

Artikulli paraprakSylvinho e thotë shqip: Ne jemi një! Grupi, forca e Shqipërisë
Artikulli tjetër“Ndeshje e veçantë me Milanin”, Weah: Allegri trajner mbrojtës? Ka lezet…