Inter është duke pasur një ecuri të jashtëzakonshme këtë edicion, ku fitoren e njëpasnjëshme, janë duke radhitur skuadrën e drejtuar nga Spalletti në vendin e dytë në renditjen tabelare me vetëm dy pikë larg liderit Napolit, shkruan “Korneri.net”.

Në vitin 2010, Interi me 28 pikë ishte në vendin e parë me 6 pikë më shumë se Juventusi, kurse sot me 29 pikë është dy pikë prapa Napolit që mban vendin e parë dhe ka vetëm një barazim, kurse Interi dy barazime.

Interi ka shënuar 22 gola në këto 11 javë, duke pësuar 8 gola. Zikaltërit kanë mbrojtjen e dytë më të mirë në Serie A, vetëm Roma ka gola më pak, 5 të pësuar në këto 11 javë të para. Nuk dihet nëse kjo do mjaftojë që Interi të fitojë titullin, por kampionati ka ndryshuar shumë nga ajo kohë.

Sa i përket sulmit, Interi qëndron prapa skuadrave të tjera të top katërshes, ku Lazio, Juventusi dhe Napoli kryesonjë me mbi 30 gola të shënuara, ndërsa Interi ka shënuar 22 gola./Korneri.net.

Artikulli paraprakAtletico Madrid afër ‘vjedhjes’ spektakolare në Serie A! Heshtje totale tek gjigantët italian….
Artikulli tjetërTrajneri italian: I kam thënë “PO” Kosovës! Kam folur edhe me Valon Behramin për…..