MADRID, SPAIN - MAY 13: (L-R) Dejected Real Madrid teammates Gareth Bale and Cristiano Ronaldo walk off the pitch following their team's exit from the competition during the UEFA Champions League Semi Final, second leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on May 13, 2015 in Madrid, Spain. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Cristiano Ronaldon po kalon sezonin më të dobët në Real Madrid, ndoshta edhe në karrierë.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, duket se ka humbur përfundimisht shkëlqimin e dikurshëm.32 vjeçari po kalon sezonin më të dobët me fanellën e Real Madridit, ndoshta edhe në karrierë, shkruan “L.A”.

Besoni apo jo, ylli portugez në pesë vitet e fundit ka shënuar së paku 10 gola në Ligën e Kampionëve pa marrë parasysh kundërshtarët, këtë edicion deri më tani është ndalur në kuotën e dy golave.

Hera e fundit kur Ronaldo ka shënuar më pak se dy gola në Champions ishte sezoni 2005/2006 kur ishte te Manchester Unitedi.

Ai kishte bërë tetë paraqitje për “Djajtë e Kuq” dhe kishte arritur të shënojë vetëm një gol. Deri më tani këtë edicion ai ka bërë tetë paraqitje në Champions, teksa ka shënuar vetëm dy gola.

Cristiano do t’i ketë së paku dy ndeshje në dispozicion për t’i përmirësuar këto statistika nëse Reali nuk arrin të kalojë në gjysmëfinale.

Në çerekfinale të Championsit, Reali përballet me Bayern Munichun, skuadër të cilën eliminoi rrugës për ta fituar “La Deciman” në vitin 2014 pikërisht me trajnerin që këtë ndeshje është i ulur në stolin kundërshtar, Carlo Ancelottin.

Në përgjithësi, Ronaldo deri më tani ka shënuar vetëm 26 gola për Realin, sezoni më i dobët i tij në Spanjë është 33 gola – mbetet të shihet nëse do t’i përmirësojë këto statistika.

Artikulli paraprakF1, shi dhe mjegull në Kinë; pezullohen provat e lira
Artikulli tjetërCoutinho, Tite dhe shpëtimtarët e pangjashëm – Ja si Brazili ka rizbuluar magjinë…..