Morata ende nuk ka kaluar te Man.United?!

Derisa për mediat angleze puna është e kryer dhe Alvaro Moratan e shohin si anëtarin e ri të Manchster United, nga ana tjetër mediat madriliene kanë bërë një shkrim të fuqishëm ku paralajmërojnë “djajtë e kuq”.
Po flitet shumë se shkaku i mosmarrëveshjes dhe prishjes së kontratës me portierin David De Gea para dy viteve në mes Man.United dhe Real Madrid, klubi mbretëror tashmë i ka vënë një kusht anglezëve (hakmarrje) që në rast se e dëshirojnë Moratan nuk do të paguajnë 70 milionë euro siç është thënë, por 90 milionë, ose marrëveshje nuk do të ketë.
Pra, sipas spanjollëve asgjë nuk është përfunduar.

Nga Franca: Tolisso afër gjigantit bavarez

Nëse disa skuadra të mëdha evropiane kanë pasur kontakte me Lyon, agjentin dhe vet mesfushorin francez Corentin Tolisso, përfshirë edhe Milanon, megjithatë sipas mediave në Francë “L’Equipe”, ka raportuar se Bayern Munchen është shumë afër shërbimeve të 22–vjeçarit që më herët kishte paralajmëruar largimin.
Marrëveshja në mes klubeve ka përfunduar, dhe priten vetëm edhe disa çështjet buroktatike të marrin fund që transferimi të realizohet.

Arsenal dhe Lazio pas anëtarit të Leverkusen

Sipas portalit britanik “skysports.com”, dy ekipe evropiane janë duke ndjekur gjurmët e sulmuesit jashtëzakonisht cilësor turk Hakan Çalhanoğlu. Megjithatë, ky lojtar ka një klauzolë shumë të lartë prej 35 milionë euro, para të cilat i kërkon klubi i tij Bayer Leverkusen nëse njëra prej këtyre skuadrave të interesuara dëshiron nënshkrimin e tij.

Crystal Palace mendon për trajnerin italian

Skuadra e vogël angleze Crystal Palace po mendon shumë seriozisht që të sjell trajner italianin e famshëm, Claudio Ranieri, shkruan ‘Telegraph’. Ranieri e njeh shumë mirë futbollin anglez sepse dy edicione më herët befasisht për të gjithë e shpalli kampion për herë të parë në histori Leicester City.
Crystal Palace do të ishte skuadra e trete angleze për Ranierin pas aventurës së mëhershme edhe te Chelsea.

Zyrtare: Schmidt nënshkroi për skuadrën kineze Beijing Guoan

Beijing Guoan ka zyrtarizuar këtë mëngjes transferimine ish-trajnerit të Bayer Leverkusen Roger Schmidt. Pas katër sezoneve në stolin e Leverkusen trajneri gjerman ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me klubin kinez duke vendosur që të jetë pjesë e një kampionati që synon të bëhet i madh me investime marramendëse. Në Beijing Guoan, Schmidt do të jetë transferimi i tretë nga Evropa pas Jonathan Soriano, i cili arriti dimrin e kaluar nga Red Bull Salzburg, dhe sulmuesi i njohur turk nga Galatasaray, Burak Yilmaz.

Artikulli paraprakPunë e kryer: Juventus transferon pasuesin e Buffon?
Artikulli tjetërRamos godet: “Juventus i fortë, por Napoli më i mirë”