Deulefeu në udhëkryq
Barcelona nuk e pret më shumë se deri më 30 qershor përgjigjen e Gerard Deulofeu i cili pritet të kthehet te katalunasit. Mirëpo, edhe pse dëshira e blaugranëve është që ta rikthej në skuadër, deri më tani nuk ka përgjigje nga menaxheri i tij i cili duhet të diskutoj me lojtarin dhe klubin Everton që do ta liroj Deulofeun për 12 milionë euro. Në rast se përgjigja nuk vjen deri me atë datë, dhe lojtari nuk takohet me trajnerin i ri Ernesto Valverde, atëherë nuk do të ketë marrëveshje dhe Milan mund të hyjë në garë.

Dzeko nuk largohet
Sulmuesi dhe giolashënuesi më i mirë në Serie A në stinorin e sapo përfunduar Edin Dzeko, nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma, edhe pse më trajner nuk do të jetë Luciano Spalletti i cili pritet të zyrtarizohet te Inter. Përkundër zërave se boshnjaku mund të rikthehet në Angli, ai ka qenë kategorikë në deklaratën e tij të fundit ku u bëri thirrje tifozëve të Romës se vitin tjetër e synojnë titullin së bashku.

PSG i bënë ofertë Allegrit
Nuk duket aspak befasi lajmi që Paris SG e dëshiron trajnerin italian Massimiliano Allegri. Mediat franceze dhe spanjolle raportojnë se dëshira e presidentit Nasser El Khelaifi është pikërisht Allegri që e dërgoj Juventusin deri në finale të këtij edicioni në Champions League.
Oferta e PSG për italianin është e majme, 10 milionë euro në vit.

Zyrtare: Dortmundi transferon mbrojtësin Zagadou nga PSG
Sa herë që dikujtë i bie ndërmend një lojtarë që ka të ardhme dhe është shumë i ri në moshë dhe i talentuar, atëherë nuk është çudi të mendohet se ai do të përfundoj te skuadra gjermane Dortmund.
Fjala është për mbrojtësin 18-vjeçar Dan-Axel Zagadou i cili nënshkroj deri në vitin 2022. I pyetur pse vendosi për Dortmundin, Zagadou ishte i shpejtë dhe i thjeshtë. Bundesliga është atraktive ndërsa Dortmundi është klub i madh që luan dhe u beson shumë lojtarë të rinjë.

Zyrtare: Fiorentina kreu punë me brazilianin Vitor Hugo
Si zakonisht skuadrat italiane bëjnë goditje të mirë dhe në shenjë sa herë që është nevoja, dhe duket se këtë e bëri Fiorentina. Klubi nga Firenca zyrtarisht transferoi mbrojtësin brazilian të Palmeiras, Vitor Hugo. 26-vjeçari konsiderohet si njëri ndër mbrojtësin më të mirë në Brazil, ndërsa në 67 ndeshje për klubin e famshëm shënoi 8 gola.
Ai nënshkroj kontratë 4-vjeçare me opcion edhe për të pestin.

Fenerbahce pas sulmuesin Niang
Milan mund të përfitoj para të mira nga shitja e sulmuesit M’Baye Niang, por edhe të jetë si shkëmbim së bashku me Juraj Kucka te Torino, prej nga Milan kërkon sulmuesin Andrea Belotti.
Megjithatë, gjiganti turk Fenerbahce është gati të ofrojë rreth 15 milionë euro për shërbimet e tij, por nuk do ta ketë edhe të lehtë nëse francezi nuk do të dëshironte të luante në Turqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here