Një xhiro fantastike dhe dramatike në Superligë.
Pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 32-të, u kuptua se Dukagjini, Vushtrrisë dhe Ferizajt në Ligën e Parë, do t’i bashkohet Flamurtari, që humbi nga Gjilani 0-1 dhe kështu u desht të përshëndetet nga elita, shkruan Korneri.net
Golin e Gjilanit për një vend në Europa League e shënoi kush tjetër përveç Keita Razak, që gëzoi pa masë skuadrën e tij.
Në Mitrovicë Trepça ’89 edhe pse ishte ne disavantazh pas një goli shumë të bukur të shënuar nga Qëndrim Zyba, ishin Milot Avdyli dhe Arb Manaj që shpëtuan klubin e famshëm nga Mitrovica për fitoren 2-1.

Derbi në Therandë i takoi Ballkanit që mposhti të sapo shpallurën kampione të Kosovës, FC Drita me rezultat 2-1, por Evropën skuadra e Ismet Munishit duhet ta kërkoj vetëm përmes Digitalb Kupës.
Visar Berisha e kaloi në epërsi Ballkanit, për ta barazuar rezultatin nga gjuajtja e lirë Xhevdet Shabani. Fitoren vendasve ia siguroi Mirlind Daku.
Drenica shpëtoi pasi fitoi krejt në fund ndaj Dukagjinit 1-0, Ferizaj humbi 2-4 nga Feronikeli, kurse Vushtrria mposhti Llapin 5-3. /Korneri.net