Andres Iniesta i dha lamtumirën e fundit mbrëmë Barcelonës. Një lamtumirë që nga tifozët u përshëndet me duar trokitje, ovacione, duke brohoritur emrin e legjendës së Barcelonës dhe një korridore i formuar nga futbollistët e Barcelonës ne fëmijët e tyre, të veshur me fanellën që mbante numrin 8. Kapiteni i Barcelonës mori mikrofonin dhe tha fjalët e fundit, si një lojtarë i Barcelonës. Përpara mijëra mbështetësve Iniesta tha:
“Mirëmbrëma. Sot është një ditë e vështire për mua, por kam 22 vjet të mrekullueshme. Ka qenë një krenari dhe një kënaqësi të mbrojë dhe të përfaqësojë këtë mburojë, për mua, më e mira në botë.
Faleminderit të gjithë shokëve të mi. Do të më mungoni shumë dhe ju falënderojë. Përzemërsinë time për gjithë dashurinë dhe respektin që nga dita e parë, kur erdha si fëmijë këtu.
Po shkojë me 34 vjet si burrë. Faleminderit për këtë muaj ku më kërkuat që të qëndroja. Mund t’u them vetëm se unë do t’iu kem në zemrën time përgjithmonë.
Dhe për të përfunduar këtë javë kam mbetur pafjalë. Urra Barcelona, urra Catalunya, urra Fuentealbill”, kanë qenë këto fjalët e fundit të legjendës, Andres Iniesta.