Milani fitoi 2-3 me në Udine, sfidë që prodhoi gjithçka. Gafa, përmbysje rezultati dhe racizëm të tifozëve të Udineses ndaj portierit Mike Maignan.

Trajneri Stefano Pioli foli pas fitores së katërt radhazi të kuqezinjve në Serie A, ku ndër të tjera tha:

Ishte ndeshje e pisët që duhej fituar. Jam shumë i kënaqur me djemtë, sidomos me ata që hynë nga stoli, të cilët dhanë gjithçka.

Titulli? Unë vazhdoj të mos flas për titullin, por për ndeshjen e radhës. Takimi ndaj ndaj Bolognas duhet përgatitur mjaft mirë. Vetëm me punë mund të tregojmë cilësitë tona.

Maignan? Më vjen keq që disa idiotë i prishën natën dhe humorin. Ata njerëz nuk kanë vend në stadiume, më mirë të qëndrojnë në shtëpi.

Artikulli paraprak“Më jep topin”, Sancho nis polemikat edhe te Dortmund
Artikulli tjetërWerder fitoi në Allianz Arena, Bayern mbetet -7 nga lideri