Llapi ka shënuar fitore ndaj Drenicës në shtëpi për të kaluar në pozitën e tretë në tabelë të cilën deri tani e mbante Liria, që u mposht nga Trepça’89 në shtëpi.
Llapianët shënuan fitore minimale 0-1 me autogolin e Lushtakut me të filluar pjesa e dytë.
Skuadra e Batatinës pas kësaj fitore në pozitën e tretë ka 48 pikë dhe tani ndeshjet e mbetura i pret e relaksuar pasi kampionati për objektivat e skuadrës mund të konsiderohet i përfunduar.