Milan realizoi fitore shumë të rndësishme dhe të vështirë ndaj Sassuolos në udhëtim 0:1, në garë për një vend në Evropë. Rosonerët patën më shumë raste shënimi edhe pse duhet theksuar se “macja e zezë” Domenico Berardi e huqi penalltinë para se Carlos Bacca poashtu nga 11 metra të shënonte golin e fitores për Milanon që më në fund ia del të mposht Sassuolon në dy ndeshje brenda një stinori.

Edhe Lazio me një penallti të realizuar nga sulmuesi italian Ciro Immobile, mposhti minimalisht Udinesen që i bëri mjaftë shumë ballë kryeqytetasve.
Edhe Lazio me këtë triumf e vazhdon rrugëtimin drejtë Evropës.

Cagliari mposhti 1:2 në udhëtim Crotonen që vitin tjetër do të luaj në Serie B, Chievo ishte më i mirë se Pescara duke fituar 2:0, kurse baraz 1:1 përfundoi ndeshje Genoa-Bologna.
Më herët 1:1 përfundoi edhe dueli Palermo-Sampdoria

Artikulli paraprakPoker i Tottenham, hat-trick i Kane
Artikulli tjetërMilot Rashica sot e shënoi këtë gol fantastik [VIDEO]