Edhe një fitore e mundimshme dhe aspak e lehtë për blaugranët.
Përballë skuadrës shumëtë fortë në shtëpi Eibar që në total kishte humbur vetëm një ndeshje në 12 të fundit, Barcelona ia doli të fitonte apo siguronte fitoren kur vendasit padrejtësisht mbetën me një futbollist më pak pas përjashtimit të lojtarit më të mirë fushë Fabian Orellana, shkruan Korneri.net
Barcelona kaloi në epërsi në pjesën e parë me anë të Lusi Suarez, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 89 përmes mbrojtësit Jordi Alba.
Protestuan ashpër vendasit që patën shumë raste shënimi për ta barazuar rezultatin në momentin kur Porellana doli nga loja, e nga protestat e ashpëra është larguar edhe trajneri i vendasve José Luis Mendilibar.
Barcelona përforcon pozitën e parë tashmë me 62 pikë, apo 10 më shumë se Atl.,adrid. /Korneri.net