Luton dhe Arsenali dhuruan spektakël në takimin e luajtur në “Kenilworth Road”, ku u shënuan plot 7 gola, me fituesin që u përcaktua pasi kishte përfunduar koha shtesë.

Një gol e Declan Rice në minutën e 97-të i dha një fitore të madhe dhe me përmbysje 3-4 skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta, që kryeson Premier League-n me 5 pikë më shumë se Liverpooli.

Ishte një sukses “in extremis” nga londinezët, që besuan edhe deri në sekondat e fundit te fitorja.

Arsenali përfiton nga një gabim në rreshti i mbrojtjes së Luton dhe në mundësinë e parë serioze arrin të shënojë. Meritë e Bukayo Saka, që pasi merr një top nga anësorja pason për Martinellin, që e çon topin aty ku nuk mund ta arrijë portieri, 0-1. Zgjat pak epërsia e “Topçinjve”, pasi në minutën e 25-të barazon me kokë Osho, 1-1. Arsenali, gjithsesi, e rikthen epërsinë pa u mbyllur pjesa e parë me Gabriel Jesus, që përmbyll me gol një aksion perfekt të “Topçinjve”, 1-2

Nis me gol pjesa e dytë: në minutën e 49-të, Adebayo e dërgon me kokë topin në rrjetë, 2-2. Ndodh ajo që nuk mendohej në stadiumin “Kenilworth Road”, Ross Barkley realizon golin e përmbysjes së madhe, 3-2. Vetëm pak minuta më vonë, Arsenali shënoi me Kai Havertz, duke rivendosur baraspeshën. Nuk dorëzohet skuadra e drejtuar nga Arteta, që e gjen golin e fitores pasi kishte përfunduar edhe koha shtesë.

Ndërkohë, takimi tjetër i javës së 15-të të Premier League-s mes Wolves dhe Burnley-t u mbyll mes fitoren minimale të “ujqërve” falë golit të Hwang Hee-Chan në fundin e pjesës së parë.

Artikulli paraprakGuardiola: Po luajtëm si ndaj Tottenham-it, e ndjej që do ta fitojmë Premier League-n sërish
Artikulli tjetërBayern pas portierit Maignan: kërkohet një rinovim maksimal, Milani gati për të negociuar