Ndeshja e sontme Roma -Sassuolo ka qenë e veçantë për Jose Mourinhon dhe për infarkt.

Trajneri portugez kishte mbrëmje të veçantë, sepse drejtojë për herë të 1000-të, në karrierën si profesionist dhe shpresonte që ta festonte me një fitore. Ashtu ka ndodhur dhe festa ka qenë po aq unike sa edhe shifra që arriti Mourinho, edhe pse në një moment i mbeti festa në fyt, shkruan Korneri.net

Ndeshja nisi me golin e Cristante për Romën, por mysafirët ishin më të mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, dhe barazuan rezultatin përmes Djuriçiç. Eshe Roma pati raste, por e kishte të vështirë të gjente rrjetën, deri në kohën shtesë. Në minutën e 91-të ishte El Shaarawy ai i cili shënoi gol të bukur për festën e çmendur të Mourinhos dhe tifozëve, duke vrapuar deri në pjesa e “Ultras”, festë e cila u ndal vetëm një minut më vonë, kur me një supergol Scamaca barazoi rezultatin, por fati ishte për kryeqytetasit pasi lojtari ishte bë pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore Roma shkoi në kuotën e 9 pikëve sa kanë Milan dhe Napoli. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here