Ndeshja e mbetur në La Liga, Leganes-Real Madrid u zhvillua të mërkurën mbrëma.

Fitore sipas parashikeve shënoi Real Madrid në udhëtim me rezultat 1:3 edhe pse “mbretërit” luajtën pas gjysmën e skuadrës startuese spese Zinedine Zidane i pushoi para neshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve përballë PSG, shkruan Korneri.net.

Ishte lojë shumë e mirë dhe dinamike sidomos në pjesën e parë e cila i takoi kampionëve me njëgoll dallim, por më tre gola të shënuar në total.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me qendëmbrojtësin Unai Bustinza, por vetëm pesë minuta më vonë rezultatin e barazoi Lucas Vazquez.
Dhe, akcioni i golit të dytë të Realit ishte (si nga abetarja e futbollit). Ishin në kombinime Isco, Benzema, Vazquez dhe në fund e përfundoi me gol Casemiro për golin (akcionin) më të bukur sivjet në La Liga.

Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes u akordua penallti për Realin prej nga kapiteni Sergio Ramos shënoi për rezultatin fina. Reali me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë me dy pikë më shumë se Valencia dhe shtatë më pak se Atl.Madrid. /Korneri.net

Artikulli paraprakPërleshje e ashpër në klubin e famshëm evropian (Video)
Artikulli tjetërBenzema i ka befasuar të gjithë rreth ardhmërisë së tij