Pa asnjë dyshim klubi ndoshta edhe më i pasur në botë, Paris SG po kalon në krizë të vogël.

Në shtëpi përballë skuadrës Lille që gjendet në pjesën e poshtme të renditjes tabelare në Ligue 1, shënoi fitore 3:1, që nuk është ndonjë rezultat i pritshëm karahasuar me portencialin që kanë skuadrat në fushën e blertë, shkruan Korneri.net.

Fitorja e vendasve erdhi në diskutim në 10 minutat e fundit kur mysafirët kërkuan edhe barazimin, që do të ishte fatale për PSG në fund të këtij viti kalendarik, ku si duket lodhja e lojtarëve po vjen në shprehje. Angel Di Maria e shënoi golin e parë, për ta dyfishuar epërsinë Javier Pastore me të nis pjesa e dytë, kurse Anwar El Ghazi e ktheu në lojë Lille, që kur luante më shumë në pjesfushën e PSG në një kundërsulm të shpejtë pranoi edhe golin e tretë për rezultatin final. /Korneri.net

Artikulli paraprakE pabesueshme: Lojtari i Sevillas me “mbrojtëset” e Ronaldos!!!
Artikulli tjetërMund të shtyhet ndeshja e madhe në Angli