Fitore shumë të vlefshme dhe njëkohësisht shumë të vështirë e shënoi Manchester United në udhëtim te skuadra e rrezikuar Middlesbrough 1:3, pa sulmuesin kryesor Zlatan Ibrahimovic dhe mesfushorin Paul Pogba.
Djajtë e kuq kishin epërsinë prej 0:2 pas golave të Marouane Fellaini dhe Jesse Lingard, kurse vendasit krejt çfarë arritën në këtë ndeshje ishte goli i Rudy Gestede 13 minuta para fundit. Dhe, kur pritej që “ndoshta” të barazohet rezultati pas ofanzivës së madhe që kishin vendasit, vjen një gabim i madh i portierit spanjoll Victor Valdez të cilin e shfrytëzoi Antonio Valencia që shënoi për rezultatin final.
Man.United tash është në pozitën e pestë, dy pikë më shumë se Arsenal, kurse kjo ishte fitorja numër 600 për Man.United në Premier League kurse humbja e 1000 në ligën angleze për Middlesbrough.

Artikulli paraprakFeyenoord mban pozitën e parë pas fitores te Heerenveen
Artikulli tjetërFerizaj nuk fitoi, por ende është pa humbje