Llapi ka shënuar tjetër fitore në elitën e futbollit kosovar. Skuadra e Tahir Batatinës, nuk u djersit shumë në përballjen me Hajvalinë, e cila sezonin e ardhshëm do të garoj në Ligën e parë. Llapi përkundër dominimit të plotë nuk shënoi më tepër se dy gola ndaj të rinjëve të Hajvalisë.

Të dy golat e llapianëve u arritën gjatë pjesës së parë, për tu përmbushur misioni i quajtur “Hajvali”. Golashënues për vendasit sot ishin Namani e Mavriqi të cilët shënuan herët për të hequr dilemëne fituesit për pjesën e mbetur të takimit.

Llapi përkundër fitorës nuk ka arritur të ngritet në tabelë, pasi mbetet në vendin e katërt me 49 pikë, kurse Hajvalia tashmë dihet se është gozhduar në vendin e fundit me 7 pikë.

Artikulli paraprakSkuadrat pa ambicie barazuan në “Haxhiislami”
Artikulli tjetërRoma dhe Milan shkatërrojnë kundërshtarët, Inter humbi edhe nga Crotone