Nuk mund të bënin më shumë të besuarit e Ze Marias. Një humbje 2-0 në shtëpinë e Makabit të Tel Avivit sigurisht që nuk është një rezultat që jep shumë shpresë për kualifikim, por ishte maksimumi që mund të arrinin bardheblutë e kryeqytetit. Një lojë e mirë dhe deri diku e kënaqshme, sidomos në aspektin e organizimit, duke marrë parasysh dhe kundërshtarin që ishte përballë. I veçantë fakti se në formacionin titullar ishin plot 9 lojtarë nën moshën 23 vjeç. Nga një gol për secilën pjesë u ka mjaftuar vendasve që të hedhin një hap të sigurt për të fazën tjetër. Tirana tregon se ka nisur një kapitull të ri, mjaft premtues për të ardhmen. Ndeshja e kthimit? Do të synohet maksimumi.