Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore të pritur në “Elbasan Arena” me rezultat 2:0, ndaj Liechtenstein.
“Kuqezinjët”, në drejtimin e trajnerit të ri Christian Panucci, diktuan ndeshjen nga fillimi përballë inferiorëve të Grupit G, të kualifikuesve për kampionatin botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi.
Por, përkundër dominimit të Shqipërisë, golat e fitorës erdhën vetëm në pjesën e dytë, falë golave të Odise Roshit e kapitenit Ansi Agolli, që i dhanë fitorën e parë Shqipërisë, së Panuccit.
Shqipëria pas fitorës mbetet në vendin e tretë të grupit me 12 pikë, ndërkohë mesjavën e ardhshme do të luajë me Maqedoninë në Strumnicë.