Manchester City ka shënuar fitore të ngushtë në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Premier League. Të përzgjedhurit e Pep Guardiolas patë shumë vështërsi ti ofrohen portës së Sunderland, pasi David Moyes kishte vendosur një mbrojtje të ngjeshur.

Fillimisht City kaloi në epërsi pas një penalltia të konkretizuar në gol nga Aguero, ndërsa për rezultatin 1:1 shënoi Defoe. Në momentin kur ndeshja po shkonte drejt barazimit në skenë doli McNair, i cili shënoi autogol për ti dhuruar tre pikët e para skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here