Anglia ka arritur fitoren 2 me 0 ndaj Lituanisë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.
Jermain Defoe dhe Jamie Vardy shënuan golat për fitoren e katërt sivjet të “Tre Luanëve”.
Sulmuesi i Sunderlandit shënoi në pjesën e parë, ndërsa ai i Leicesterit shënoi në të dytën pasi u inkuadrua pikërisht në vend të Defoes.
Tani Anglia ka 13 pikë në Grupin F dhe prin me tetë pikë para Sllovenisë që më vonë luan ndaj Skocisë.