Llapi ka arritur fitore të madhe që e fut seriozisht në luftë për titull në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Llapianët shënuan fitore minimale por shumë te rëndësishme në udhëtim te Gjilani, cili vinte pas fitores në derbi ndaj Dritës.

Sulmuesi Florin Bërbatovci shënoi golin e vetëm të takimit gjatë pjesës së parë, për ti dhënë tre pikë të arta skuadrës së Tahir Batatinës, që aktualisht mbetet vetëm -3 pikë nga lideri Trepça 89.

Llapi aktualisht pozicionohet i treti me 18 pikë, kurse Gjilani zbret në pozitën e gjashtë me 13 sosh.

Artikulli paraprakPrishtina humb kreun, barazoi në “Bajram Aliu”
Artikulli tjetërVazhdon shkëlqimi i Trepçës 89, lider në Supërligë