Drita më në fund ka arritur te fitorja në luftë për mbijetesë, madje skuadra nga Gjilani në shtëpi ka mposhtur një nga konkurentët e drejtpërdrejt që lufton për t’iu shmangur barazhit. Skuadra e Munishit, mposhti 2-1 Drenicën që po kalon në formë të dobët.
Golat për Dritën u realizuan nga Zeneli 16′ e Livorekës 63′, teksa për Drenicën realizoi Arifaj 47′.
Drita përkundër fitorës mbetet në pozitën e 10, me 18 pikë, kurse Drenica është e teta me 22 sosh.