Ndeshje energjike, me raste dhe me një fitues në fund.
Ballkani që kishe fituar edhe në dy ndeshjet e kaluara, udhëtoi në Drenas vetëm për fitore pasi vetëm pikët e plota e mbanin në garë për titull, andaj edhe ia dolën në fund të triumfojnë, shkruan Korneri.net
Golin e vetëm në fitoren e Ballkanit e shënoi Blend Baftiu pas gjysmë ore lojē, një gol shumë të bukur nga 16 metra që ishtee pandalshme për portierin Smakiqi.
Me këtë fitore Ballkani afrohet në vetëm tri pikë Dritës, kurse pas një jave Ballkani luan në shtëpi me Prishtinën. /Korneri.net