Prishtina shënoi fitore në ndeshjen e fundit të xhiros s2 16-të, në Vala Superligë.

Kaltër e bardhët në udhëtim mposhtën Vllazninë e Pozharanit me rezultat 0:2, dhe në këtë mënyrë sërish kryeqytetasit kthehen në pozitën e dytë të klasfikimit me 28 pikë të mbledhura, dy më pak se Llapi, shkruan Korneri.net.

Ndeshja ishte e dominuar nga mysafirët që udhëtuan në Gjilan pas dy humbjeve rresht, mirëpo ato u lanë në arkiv, kështu që prishtinasit shikojnë përpara dhe pikërisht I kthehen fitoreve ndaj skuadrës së fundit në elitën e futbollit kosovar.
Ai që nuk kishte shënuar asnjë gol të vetëm deri më tash, ishte realizuesi i dy golave për Prishtinën,Liridon Fetahaj, që gëzoi tifozët e vet me golat e shënuar në minutat 27 dhe 82, pas asistimeve të Ahmetit dhe Bozhovic.
Në ndeshjen e ardhshme Prishtina luan në Drenas si skuadër vendase përballë Gjilanit, kurse Vllaznia I shkon Dritës. /Korneri.net

Artikulli paraprakKombëtarja U17 e mposhti Shqipërinë, të shtunën luan kundër Rusisë për vendin e tretë
Artikulli tjetërRritet dukshëm kapaciteti i shikuesve për ndeshjen e Kosovës në basketboll