Nora Gjakova e ka fituar luftën përballë britanikes Bekky Livesey në çerekfinale, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Poloni, shkruan zeri.info.

Xhudistja pejane e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti polaken Anna Borowska.
Ndërkaq, në rrethin e tretë ajo e mundi Liveseyn, duke iu afruar medaljes evropiane. /Zëri/

Artikulli paraprakKAMPIONATI EVROPIAN: Majlinda në gjysmëfinale, i afrohet medaljes
Artikulli tjetërLiverpool të gatshme mega-ofertën për yllin e ri të Real Madrid